Akuzoi Izraelin për ndarje, jep dorëheqjen pas presionit zyrtarja e OKB-së

Një raport që e akuzon Izraelin për imponimin e një regjimi ndarjeje mbi palestinezët e ka detyruar Rima Khalaf-in të japë dorëheqjen.

Në një konferencë shtypi të mbajtur në Bejrut, Rima Khalaf, sekretarja ekzekutive e Komisionit Ekonomik dhe Social për Azinë Perëndimore, deklaroi se, “Pritej që Izrali dhe aleatët e tij të ushtronin presion mbi sekretarin e përgjithshëm të OKB-së për t’u distancuar nga raporti dhe që t’i kërkonin atij ta tërhiqte atë.”

Një raport mjaft kritik mbi praktikat e Izraelit ndaj palestinezëve dhe mësohet se për të është kërkuar nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së tërheqja nga publikimi.

“Sekretari i përgjithshëm më dha urdhër dje në mëngjes ta tërheq raportin. Unë i kërkova ta rishohë qëndrimin e tij, por ai këmbënguli. Prandaj i dorëzova dorëheqjen time nga OKB-ja,” ka rrëfyer në konferencën e shtypit Rima Khalaf.

Një zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së tha se çështja nuk kishte të bënte me përmbajtjen e raportit, të titulluar, “Praktikat izraelite karshi popullit palestinez dhe çështja e aparteidit,” por me dështimin e zyrtares për të ndjekur procedurat e nevojshme përpara publikimit.

Share Button