Aktivistët pro-rusë shpallin Donetskun Republikë

Aktivistët pro-rusë në lindje të Ukrainës kanë deklaruar Donetskun Republikë. Ata kanë mësyrë në ndërtesat shtetërore të sigurisë në qytetet Donetsk dhe Luhanck duke u përleshur me policinë, kanë bërë të ditur zyrtarë ukrainas. Protestat në lindje vazhdojnë prej disa ditësh. Ndërkohë aktivistët kanë deklaruar se në 11 maj do të zhvillojnë referendum. Mediat e huaja kanë njoftuar se protestuesit në Luhanck kanë bastisur depot e armëve në ndërtesat e sigurisë. Ndërkohë policia ka reaguar duke bllokuar rrugët në këtë qytetet. Ditën e dielë, protestuesit mësynë në ndërtesat qeveritare rajonale në qytetet e lartpërmednuar por edhe në Harkiv, për të cilin disa protestues kanë kërkuar referendum ashtu siç ndodhi me Krimenë gjatë muajit të kaluar. Ndërkohë presidenti i përkohshëm i Ukrainës ka bërë thirrje për një takim urgjet të autoriteteve të sigurisë. Gjithashtu, një ushtar rus ka qëlluar për vdekje me armë zjarri një marins ukrainas në jug të Krimesë, ka bërë të ditur ministri i brendshëm i Ukrainës.

Share Button