Aksidenton me kamion një këmbësor, 64-vjeçari ndërroi jetë tek Trauma

Një 55-vjeçar nga Shkodra është arrestuar nga policia pasi ka aksidentuar me mjetin e tij një këmbësor.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Lezhës, ku shtetasi Mark Xhakaj, duke drejtuar mjetin kamion tip Benz ka përpasur shtetasin Gj.T 64 vjeç, banues në Lezhë, i cili pas ndihmes në spitalin Lezhë është dërguar në spitalin e Traumes Tiranë, ku më pas ka ndërruar jetë.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Share Button