Aksidentohet një këmbësor në një pikë karburanti në Gjirokastër

Një këmbësor është aksidentuar nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur paraditen e të djelës në Gjirokastër në afërsi të kishës.

Mësohet se i plagosur është shtetasi Mitro Hila nga Lunxhëria, ndërsa drejtuesi i mjetit është Shpëtim Hoxhaj nga Fieri.

I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka marrë në pyetje drejtuesin e mjetit për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Share Button