Aksidentohet makina e ushtrisë, një i vdekur

Një makinë ushtrie është përplasur me një dyqan mëngjesin e sotëm në Krujë dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i saj, ndërsa është plagosur edhe një kalimtar.

Policia bën të ditur se drejtuesi i mjetit që ka mbetur i vdekur është shtetasi Petrit Bruçe,  rreth 40 vjeç,  ndërsa i plagosur ka mbetur 50-vjeçari Saba Lika.

Mësohet se automjeti ushtarak, i cili po transportonte municione, ishte nisur drejt Malësisë së Krujës ndërsa humbi kontrollin duke u përplasur me dyqanin.

Policia ndërkaq ka shkuar menjëherë në vendngjarje si dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

Share Button