Aksidentohet 30-vjeçari që ngiste një motor

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Vlorë në kryqëzimin e rrugëve pranë vendit të quajtur “ish-Gjykata e Vjetër””, në orën 3:35 duke gdhirë e mërkura.

Policia e Vlorës njoftoi se një furgon mallrash ka përplasur një motor “Sarabeo-gaz” me targë: AG462 dhe si pasojë, drejtuesi i tij ka vdekur. Ai quhet Edison Kosova, 30 vjeç, banues në lagjen “Partizani” Vlorë.

Drejtuesi i motorrit u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal dhe pavarësisht përpjekjeve dhe ndihmës mjekësore, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në ambientet e spitalit.

Policia ka ndaluar shoferin e furgonit me targë: AA298EC, 56-vjeçarin Rami Rama, banues në lagjen “Isa Boletini” Vlorë  dhe ka nisur procedurat për arrestimin e tij.

Share Button