Aksidenti, i plagosuri nuk u mbijeton dot plagëve

Nuk i ka përballuar dot plagëve të marra personi i aksidentuar mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.

Në rrugën e “Kavajës” në Tiranë, gjatë së hënës autobusi i linjës Kombinat-Kinostudio, me drejtues shtetasin A.Sh., ka aksidentuar këmbësorin R.A., 80 vjeç.

I moshuari u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por nuk ia doli të mbijetojë.

Mbrëmjen e djeshme ai gjeti vdekjen në duart e bluzave të bardha si pasojë e dëmtimeve të marra.

Ndërkohë drejtuesi i autobusit u shoqërua në polici, ndërkohë që uniformat blu po hetojnë për të zbuluar gjithë sa ka ndodhur.

Share Button