Aksidenti në Levan-Vlorë, shkon në 3 numri i viktimave

Shkon në tre numri i viktimave të aksidentit tragjik të ndodhur mbrëmjen e 22 prillit në aksin rrugor Levan-Vlorë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se ka ndërruar jetë edhe shtetasi Perlat Gudaj, personi i tretë që udhëtonte me automjetin, i cili doli nga rruga si pasojë e shpejtësisë dhe përfundoi në një kanal.

Identiteti i dy viktimave të para nuk është bërë ende i ditur, ndërsa Perlat Godaj, i cili kishte mbetur i plagosur rëndë ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

 

Share Button