Aksidenti në Kamëz, arrest me burg Arnold Kolës

Gjykata dha masën e sigurisë arrest me burg për Arnold Kolën, i cili shkaktoi aksidentin në Kamëz, ku humbi jetën efektivi i policisë Ervin Haxhiaj.

Polici u aksidentua për vdekje në kohën që po patrullonte në këtë zonë bashkë me dy kolegët e tij Ismail Hoxha dhe Besim Voji, të cilët u plagosën.

Mësohet se 22-vjeçari po e drejtonte mjetin “Lexus” në gjendje të dehur ndërsa shpejtësia e mjetit llogaritet të ketë qenë 130 km në orë.

Kola akuzohet për dy vepra penale: atë të “shkeljes së rregullave të qarkullimit me pasojë vdekjen”, si dhe “drejtim mjeti në gjendje të dehur”.

 

Share Button