Aksidenti në Burrel, oficeri i policisë drejtonte mjetin ku u aksidentua prokurori dhe djali i tij

Një aksident i frikshëm ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Burrelit, te vendi i quajtur “Kryqëzimi i Barhanit”

Nga të dhënat e para mësohet se janë përplasur dy mjete përkatësisht BMW me Golf.

Në njërën prej tyre udhëtonte një djalë i mitur, që sipas dëshmitareve në vendin e ngjarjes është fëmija i prokurorit të të Matit.

Rreth orës 20.00, shërbimet e Komisariatit të policisë Mat, kanë marrë njoftim se në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Burhanit”, qyteti Burrel, janë përplasur dy automjete.

Menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se :

Shtetasi E.K, rreth 41 vjeç, banues në Burrel, duke drejtuar automjetin tip “BMW X5”, është përplasur me automjetin tip “Golf Volkswagen”, që drejtohej nga shtetasi L.B, rreth 59 vjeç, (efektiv policie në Komisariatin Mat).

Për pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi L.B, dhe pasagjerët që udhëtonin në këtë automjet shtetasi A.M rreth 44 vjeç, (Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Mat), dhe djali i tij A.M, rreth 11 vjeç, të cilët pasi kanë marrë ndihmë mjekësore janë larguar për në banesë.

Të dy drejtuesit e automjeteve ndodhen në vendin e ngjarjes ku grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të përplasjes së automjeteve.

Share Button