Aksident tragjik në Tiranë, humbin jetën 4 të rinj

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku 4 të rinj kanë humbur jetën.

Aksidenti u regjistrua pranë Institutit Bujqësor në zonën e Kamzës ku automjeti me targë AA533IU doli na rruga duke u marrë jetën të rinjve që udhëtonin me të.

Viktima të aksidentit tragjik kanë mbetur 18-vjeçarja Juxhena Muçaj dhe 14-vjeçari Klevis Muçaj, motër e vëlla si dhe Alfred Beluli 25-vjeç, drejtuesi i mjetit dhe Fatjon Driza, 22 -vjeç.

Mësohet se fillimisht personat e përfshirë në aksident mbetën të plagosur dhe u transportuan menjëherë drejt Spitalit Ushtarak, por plagët e shumta të marra në aksident kanë rezultuar fatale për ta.

Sipas të dhënave paraprake nga policia, shkak i aksidentit dyshohet të jetë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit.

Ndërkaq, forcat e policisë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Share Button