Aksident tragjik në Francë me 42 viktima

Një aksident tragjik ka tronditur sot Francën, ndërsa 42 persona kanë humbur jetën, nga përplasja e një autobusi me një kamion.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Libourene, qytet francez jo shumë larg nga Bordeaux. Sipas mediave vendase, përplasjes i kanë shpëtuar vetëm 3 persona.

Të njejtat burime shtojnë se në bordin e autobusit udhëtonin një grup të moshuarish.

Presidenti i Francës, që aktualisht ndodhet në Greqi e cilësoi këtë “si një aksident të tmerrshëm dhe se qeveria ishte e mobilizuar menjëherë në ndihmë të të aksidentuarëve”.

Ky konsiderohet si aksidenti më i rëndë rrugor, i ndodhur ndodhur në Francë që nga viti 1982 ku mbetwn te vdekur 52 persona.

 

Share Button