Aksident i rëndë ne Kamzë, 2 persona të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur në Kamëz, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Sipas raportimeve nga dëshmitarët një makinë e markës “Opel” ka hyrë në një kryqëzim dhe është marrë përpara nga një mjet i markës “Range Rover”.

Mësohet nga të dhënat paraprake se dy pasagjerë që ndodheshin në mjetin tip “Opel” janë në gjendje të rëndë. Dëshmitarët shprehen se dy personat kanë lidhje mes tyre, ku njëri është daja dhe tjetri nipi.

Share Button