Aksident pranë tunelit të Kalimashit, plagoset rëndë drejtuesja

Dy të rinj janë plagosur rëndë pasditen e kësaj të diele, pasi makina me të cilën udhëtonin ka dalë nga rruga. Aksidenti ndodhi në rrugën e Kombit, në afërsi të tunelit të Kalimashit.

Sipas policisë, mjeti tip “volkswagen” drejtohej nga një vajze 29-vjeçare. Për shkak të plagëve të marra, dy të rinjtë nga Kosova janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Kukësit. Sipas mjekëve 29-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa djali është jashtë rrezikut për jetën.

Policia dyshon se shkak i aksidentit mund te jete bere shpejtësia dhe lagështia ne rruge.

Share Button