Aksident në Tiranë, përplaset për vdekje kalimtarja

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në kryeqytet në rrugën Misto Mame në zonën e kombinatit.

Viktima është një kalimtare e cila ende nuk është identifikuar nga policia ndërsa mësohet se është përplasur nga një makinë teksa po tentonte që të kalonte rrugën.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e viktimës.

Drejtuesi i makinës që shkaktoi aksidentin është ndalur dhe po merret në pyetje nga efektivët e policisë.

 

Share Button