Aksident në Tiranë, plagoset rëndë një i moshuar

Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në zonën e Laprakës ku mbeti i plagosur nje i moshuar.

Aksidenti u shënua, pranë rrethrrotullimit të Doganës, kur automjeti tip Benz C-Class me targa.AA 045 HD përplasi 71-vjeçarin Isa Dervishi, i cili po kalonte rrugën.

I moshuari ka marrë plagë të rënda në kokë dhe gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se ambulanca ka shkuar me vonese ne vendin e aksidentit.

Policia nderkaq ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave te ngjarjes.

Share Button