Aksident në Tiranë, humb jetën një person

Një person ka humbur jetën, pas plagëve të marra në një aksident mbrëme, në zonë e “Librit Universitar” në kryeqytet.

Sipas policisë Shkëlqim Xhakollari, punonjës policie pranë Ambasadës Amerikane udhëtonte me një biçikletë, teksa është goditur nga një kamion me targa AA 675 FF.

Xhakollari u nis drejt spitalit pak minuta pas aksidentit, në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk mundi t’iu mbijetonte plagëve të marra.

Policia mbërriti menjëhërë në vendin e ngjarjes duke ndaluar drejtuesin e mjetit ndërkohë që ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Share Button