Aksident në Tiranë, humb jetën 33-vjeçari

Një 33-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në dalje të Kamzës, pasi u përplas nga një automjet.

Burime nga policia bëjnë të ditur se viktima është shtetasi S.H, 33-vjeç, i cili është goditur nga një makinë, teksa ishte duke punuar në pjesën e pasme të kamionit të tij.

Sipas policisë, automjeti tip “Opel” me targa të huaja është larguar nga vendi i ngjarjes. Ekspertë të policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.

 

Share Button