Aksident në Shkodër, 2 të plagosur rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në  Shkodër, ku një fugon është përplasur me një autoveturë.

Aksidenti ka ndodhur në aksin Shkodër- Koplik në afërsi të fshatit Shtoj i Ri.

Mësohet se fugon  pasagjerësh, i cili drejtohej nga Idriz Metvelaj  është përplasur me një autoveturë të tipit “Opel”, e cila drejtohej nga Pal Gjolaj, emigrant në Itali.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur disa të lënduar, ku në gjendje të rëndë janë dy drejtuesit e automjeteve, të cilët dërguar në spitalin e Shkodrës.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet mosrespektimi i rregullave të qarkullimit.

Share Button