Aksident në SHBA, 1 i vdekur, 36 të plagosur

Të paktën një person ka vdekur dhe 36 të tjerë janë plagosur pasi një makinë përplasi një grup këmbësorësh në pjesën e jashtme të një hoteli në Las Vegas.

Policia beson se përplasja ishte e qëllimshme por terrorizmi është përjashtuar si mundësi.

7 persona janë në gjëndje kritike, sipas raportimeve mjekësore.

Shoferja femër u largua nga vendngjarja , megjithatë është kapur dhe ndodhet në paraburgim. Një fëmijë 3 vjeç ishte brenda makinës në momentin e përplasjes.

“Ne po e trajtojmë këtë si një akt të qëllimshëm,” tha zëdhënësi i policisë Dan McGrath.

Më parë, policia tha se përjashtohej mundësia e një akti terrorizmi dhe se tani 20-vjeçarja po i nënshtrohet testimit të alkoolit dhe drogës.

 

Share Button