Aksident në rrugën e Rinasit, vdes qytetari me biçikletë

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi këtë mëngjes rreth orës 8 e 30 minuta në rrugën e Rinasit. Një qytetar me biçikletë u përplas nga një makinë dhe për pasojë humbi jetën.

Policia në vendngjarje po heton shkaqet e aksidentit si dhe po punon për identifikimin e viktimës.

Një aksident i ngjashëm ndodhi edhe mbrëmjen e së hënës në Bulevardin e Dëshmorët e Kombit, ku një taksi përplasi një qytetar me biçiketë.

Share Button