Aksident në qendër të Tiranës, makina Luksoze përplas një person me aftësi të kufizuara

Para pak minutash një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, pranë zonës së ‘Ushtarit të Panjohur’.

Një makinë fuoristradë ka përplasur një person me aftësi të kufizuara. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e rendit dhe ambulanca, siç duken dhe nga Fotot e publikuara nga Syri.net.

Ndërsa nuk dihet ende gjendja e të aksidentuarit.

Share Button