Aksident në Pogradec, 5 të plagosur

5 të rinj kanë mbetur të plagosur sot në një aksident në qytetin e Pogradecit.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në dalje të qytetit, ku mjeti me të cilin udhëtonin 5 të rinjtë, identiteti i te cileve nuk behet i ditur, është përplasur me një shtyllë.

Pesë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa në gjendje më të rëndë mësohet se ndodhet drejtuesi i mjetit

Paraprakisht shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia e mjetit dhe shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia nderkaq ka nisur menjeherë punen për zbardhjen e rrethanave te aksidentit.

Share Button