Aksident në Peshkopi, humb jetën një person

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Peshkopi, ku një person humbi jetën dhe 3 të tjerë u plagosën.

Nga të dhënat paraprake mësohet se aksidenti ka ndodhur në rreth-rrotullimin e Maqellarës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasoje e aksidentit ka humbur jetën shtetasi Osman Deda ndërkohë të plagosur kanë mbetur Bajram Tanci 33 vjeç, Brigen Gurra 32 vjeç dhe Algert Salihi 27 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qënë përdormi i alkoolit dhe shpejtësia e madhe. Policia nderkaq ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave te ngjarjes.

Share Button