Aksident në mes të Tiranës, autobusi përplas motorin

Problemet e ndryshme me autobusët e linjave të transportit në kryeqytet nuk kanë të sosur.

Ditën e sotme “viktimë” e një situate kaotike ka mbetur një drejtues motoçiklete, i cili është përplasur nga një autobus i linjës Kombinat- Kinostudio.

Ngjarja në qendër të kryeqytetit, pranë Bashkisë së Tiranës. Por kjo, nuk ka përfunduar me kaq!

Në shenjë hakmarrje drejtuesi i motorçikletës është konfrontuar fizikisht me shoferin e autobusit të cilin e ka bërë për spital.

Share Button