Aksident në Lushnjë, mermeri rrëshqet nga kamioni dhe zë poshtë mjetin

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mesditë në aksin rrugor Lushnjë-Berat.
Një pllakë e madhe mermeri dyshohet se ka rrëshkitur nga një kamion dhe ka zënë poshtë një automjet tip Peugeot, i cili udhëtonte pas mjetit të rëndë.

Burime policore shprehen se brenda në automjet ndodheshin katër persona dhe mësohet se një prej tyre ka ndërruar jetë, ndërsa tre të tjerët ndodhen në gjendje të rëndë.

 

Share Button