Aksident në Lezhë, një i vdekur

Një aksident me pasojë vdekjen e një 22-vjeçari ka ndodhur sot në Lezhë.

Fred Kaçorri, drejtuesi i automjetit tip “Fiat Punto”, ka gjetur vdekjen pasi makina me të cilën udhëtonte është përplasur me murin rrethues të një lokali në Portin e Shëngjinit.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara..

Policia ndërkaq ka nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve që shkaktuan vdekjen e të riut.

Share Button