Aksident në Lezhë, makina përplas për vdekje kalimtarin

Në datë 23.10.2017, rreth orës 14:00 në aksin rrugor Lezhë – Rraboshtë, rrugë urbane dytësore, ka ndodhur një aksident me pasoja.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë që konstatuan se automjeti me targa AA 403 PU me drejtues shtetasin E.L. 23 vjeç, dyshohet se ka përplasur për vdekje shtetasin Z.GJ., 58 vjeç .

Grupi hetimor në vendgjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

Share Button