Aksident në Lezhë, makina përplas për vdekje 23-vjeçaren

Një 23 vjeçare humbi jetën mesditën e së martës, pasi u përplas për vdekje nga një 30 vjeçar që udhëtonte me makinë. Aksidenti ndodhi  në segmentin  rrugor Lezhë-Tiranë, në afërsi të një karburanti.

Sipas policisë në moketin e përplasjes,  23-vjeçarja Davida Doda po kalonte rrugën. Policia nisi hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit të rëndë. Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariatin e policisë së Fushë Krujës.

Share Button