Aksident në Levan-Tepelenë, 3 të vdekur

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur rëndë, si pasojë e një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Në aksident u përfshinë tre makina, mes tyre një e tonazhit të larte.

Sipas policisë, në aksident kanë humbur jetën Roard Mani dhe Shkëlqim Zaimi ndërsa viktima e tretë nuk është identifikuar ende.

Ndërkaq të plagosur kanë mbetur Armando Jahaj 36 vjeç, Teki Hoxhaj 65 vjeç, Dallëndyshe Hoxhaj 58 vjeç,Alket Hoxhaj 2 vjeç dhe Arben Merkaj 3 vjeç.

Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e aksidentit, ndërsa policia po punon për të zbardhur ngjarjen.

 

Share Button