Aksident në Korçë, plagoset rëndë 19-vjeçari

Një 19-vjeçar është aksidentuar rëndë në fshatin Sovjan të Korçës.

Albert Pëllumbi, u përplas nga një automjet tip ‘Volkswagen’ me targa AA 453 HV teksa po kalonte rrugën.

Mësohet se si pasojë e goditjeve të mëdha që ka marrë 19-vjeçari, është nisur për kurim më të specializuar për Tiranë.

Ndërkohë, policia vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Share Button