Aksident në Greqi, humbin jetën 2 shqiptarë

Babë e bijë, emigrantë shqiptarë, janë viktimat e një aksidenti të ndodhur në ishullin e Rodosit në Greqi. Aksidenti ndodhi pasditen e së premtes në zonën e Lindos në juglindje të ishullit turistik.

Automjeti me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga për arsye ende të panjohura dhe është përplasur në një pemë. Si rezultat i kësaj përplasje të fuqishme kanë humbur jetën të dy pasagjerët shqiptarë, babai i moshës 60 vjeç dhe vajza e tij 31 vjeçe.

Share Button