Aksident në Durrës, vdes 7-vjeçarja

Një 7-vjeçare ka humbur jetën dhe një tjetër e mitur ka mbetur e plagosur paraditen e sotme në Durrës, pasi janë përplasur nga një automjet.

Aksidenti ka ndodhur ne Maminas ku vajzat janë përplasur nga një makinë, teksa ishin duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Të miturat janë dërguar menjëherë në spital, por njëra prej tyre, e identifikuar si S.Lala, nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të rënda

Momentalisht mbeten ende të panjohura shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, 30-vjeçarin Bledar Muça.

Share Button