Aksident në Durrës, humb jetën një person

Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në Durrës, ku një automjet ka përplasur një motoçikletë dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i kesaj te fundit.

Ngjarja ka ndodhur në Rrushbull të Durrësit ku automjeti tip “Fiat” me targa AA 834 FO ka aksidentuar motoçikletën që drejtohej nga 36-vjeçari Alvin Muça, i cili ndërroi jetë si pasoje e plagëve të marra.

Policia ndërkaq ka shoqëruar drejtuesin e mjetit Pajtim Smoqi si dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

 

Share Button