Aksident në Durrës, 2 të vdekur

Dy persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Durrës,.

Ngjarja u regjistrua  tek mbikalimi Shkozet-Plepa ku një makinë  në të cilën udhëtonin gjashtë persona, ka dalë nga rruga e për pasojë kanë gjetur vdekjen dy persona, njëri në vendin e ngjarjes dhe tjetri në spital.

Viktimat dhe të plagosurit mësohet se janë banorë të Shkozetit, ndërsa nuk dihet ende identiteti i tyre.

Të dëmtuarit janë dërguar në spitalin e Durrësit, ku tre persona të tjerë janë jashtë rrezikut dhe një tjetër në gjendje më serioze për jetën. P

olicia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje, ndërsa paraprakisht dyshohet për tejkalim shpejtësie .

 

Share Button