Aksident në Durrës, 1 i vdekur, 3 të plagosur

Një aksident automobilistik i ka marrë jetën një personi dhe 3 të tjerë janë plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, në Durrës në zonën e ish-Kënetës.

Burime nga policia bëjnë të ditur se makina ku po udhëtonin 4 personat doli nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor.

Viktima është shtetasi me iniciale E.K ndërsa nuk bëhet ende i ditur identiteti i të plagosurve.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

 

Share Button