Aksident në Dukagin, tre të plagosur

Tre të plagosur në gjendje të rëndë, është bilanci i një aksidenti të ndodhur në zonën e Dukagjinit.

Burime nga policia bëjnë të ditur se aksidenti ndodhi në fshatin Ndreaj, pasi automjeti tip fuoristradë me 3 pasagjerë, ka rënë nga rreth 50 metra lartësi.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa të plagosurit janë Gjin Martini, Gjergj Kola dhe Valter Nika.

Njëri prej të plagosurve, Gjin Martini, icili është edhe në gjendjen më të rëndë shëndetësore, është sjellë me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa dy të tjerët janë në spitalin rajonal.

Nga hetimet paraprake mendohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit.

Share Button