Aksident në Bulqizë, 2 të vdekur

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në Fushë-Bulqizë.

Nga përplasja e dy automjeteve kanë humbur jetën dy persona ndërsa dy të tjerë janë plagosur rëndë.

Mes të plagosurve është edhe një fëmijë 10-vjeçar, i cili pritet të dërgohet me helikopter drejt Tiranës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e dinamikës së saj, ndërkohë që paraprakisht besohet se shkak i aksidentit të jetë bërë prania e akullit në rrugë.

 

Share Button