Aksident në autostradë, përfshihen 7 automjete

Dy aksidente kanë ndodhur në autostradën Tiranë- Durrës ku fatmirësisht nuk ka pasur lëndime në njerëz.

Informacionet paraprake bëjnë të ditur se në aksidentin e parë janë përfshirë tre automjete dhe në aksidentin tjetër 4 të tilla. Policia bën të ditur se shkak i aksidenteve ka qënë mosmbajtja e distancës së sigurisë midis mjeteve.

Ndërkaq, agjentët verifikues të qarkullimit rrugor po hetojnë të dy ngjarjet.

Share Button