Aksident në aksin Shkodër-Koplik, plagosen rëndë 2 drejtuesit

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e aksidenti rrugor të ndodhur ditën e djeshme pranë fshatit Shtoj, në aksin rrugor Shkodër – Koplik. Sipas policisë ditën e djeshme, një furgon pasagjerësh është përplasur me një automjet tip “Opel”, me të cilën mësohet se udhëtonte një familje emigrantësh, e kthyer në vendlindje për pushime.

Nga përplasja, e cila ka qenë mjaft e fortë, kanë mbetur të plagosur 2 drejtuesit e mjeteve, por në gjendje më të rëndë shëndetësore ndodhet drejtuesi i furgonit. Ndërsa personat e tjerë të përfshirë në këtë aksident kanë marrë dëmtime në trup dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht shkak për këtë ngjarje dyshohet të jetë bërë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor, megjithatë do të jetë grupi hetimor që do të zbardhë ngjarjen e plotë. Sakaq materialet e mbledhura pritet ti kalojnë prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

Share Button