Aksident në aksin rrugor Kukës-Kalimash, 1 viktimë

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Kukës-Kalimash.
Burime nga policia bëjnë të ditur se drejtuesi i një kamioni ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me trafikndarësen në autostradë. Mësohet se kamioni ishte i ngarkuar me materiale ndërtimi. Momentalisht mbetet ende i panjohur identiteti i viktimës, ndërsa dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Kukësit. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Share Button