Aksident në aksin Laç-Mamurras, dy të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë në një aksident rrugor në autostradën Laç-Mamurras.

Ngjarja u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku automjeti në të cilin udhëtonin dy personat ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Dy të plagosurit, identiteti i të cilëve nuk dihet ende, janë trasportuar me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës për mjekim të specializuar.

Ndërkaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Pritet që detajet për aksidentin të bëhen të ditura në orët në vijim.

 

Share Button