Aksident në aksin Laç-Lezhë, humb jeten këmbësori

Një këmbësor është përplasur për vdekje nga një automjet mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Laç-Lezhë.

Aksidenti raportohet se ka ndodhur tek Ura e Milotit, në të cilin janë përfshirë disa automjete.

Njëra prej tyre ka përplasur dhe një qytetar që ka qenë duke ecur afër rrugës.

Viktima nuk është identifikuar ende, ndërkohë në vendngjarje ndodhen forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Share Button