Aksident me motor në Tiranë, i riu në tokë i shtrirë pa ndjenja

Një aksident i rëndë me pasojë një person të plagosur rëndë është regjistruar pak më parë në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së njohur si “9- katëshet”, në Tiranë ku një i ri është përplasur me motorin e tij dhe ka mbetur pa ndjenja.

I riu rreth moshës 20-vjeçare ka mbetur i shtrirë në tokë pas tronditjes dhe plagës që ka marrë në kokë.

Një qytetar në vendngjarje shkruan pranë JOQ: Aksident tek 9- katëshet, tmerr!

Është përplasur një çun i ri me motor dhe nuk di për gjendjen e tij tani pasi e mori një makinë dhe e çoi në spital, por deri në ato momente nuk u përmend. Ishalla shpëton”.

Share Button