Aksident me pasojë vdekje në Tiranë

Një person ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur paraditen e kësaj të premteje në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë.

Shtetasi Isuf Dauti është është përplasur nga një automjet furgon në momentin kur po përpiqej të kalonte rrugën.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe ndalua drejtuesin e automjetit të identifikuar si shtetasi, Artan Koreshi.

 

Share Button