Aksident masiv në zonën e liqenit në Tiranë, rëndohet trafiku

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën tek diga e liqenit, ku janë përfshirë tre automjete të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.

Aksidenti ka ndodhur në pjesën ku sapo kalohet rreth-rrotullimi që është ngritur tek kopshti Zoologjik dhe që lidh rrugën me unazën e re.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur lehtë disa persona. Nga ana tjetër është bllokuar dhe autostrada e re në drejtim të Komunës së Parisit.

Mësohet se janë duke u bërë punime dhe lëvizja e mjeteve bëhet vetëm në drejtim të Tiranës së re, tek sheshi Willson. Opinion

Share Button