Aksident i rëndë pranë urës së tabakëve

Një aksident është shënuar paraditen e sotme në rrugën e Elbasanit në Tiranë.

Një motor ku udhëtonin dy të rinj është përplasur me një makinë në Urën e Tabakëve rreth orës 12:00 të mesditës së sotme.

Në motor ndodheshin dy shtetas, përkatësisht A. G., 35 vjeç dhe E. K., 34 vjeç dhe në automjetin tip” Benz ” udhëtonte shtetasi T. H.

Ata janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak për të marrë ndihmën e nevojshme.

Policia po punon për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes.

Share Button