Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje kalimtaren

Aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mesditën e sotme në kryeqytet, ku një kalimtare është përplasur nga një automjet tip taksi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20, në rrugën “Besim Alla”, ku automjeti tip Mercedes Benz taksi, me drejtues shtetasin R. H., ka aksidentuar kalimtaren V. K., 62 vjeç.

Menjëherë pas aksidentit, e plagosura është dërguar në S.Q.U., për të marrë ndihmën mjekësore, por ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes së marrë.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga shërbimet e Policisë Rrugore për veprime të mëtejshme proceduriale. noa.al/

Share Button