Aksident detar në Indi: 19 të vdekur, 31 të zhdukur

Në aksidentin detar që ndodhi si pasojë e përmbytjes së një anije në lumin Yamun, jetën e kanë humbur 19 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtari i sigurimit, Ram Kumar ka deklaruar se në orët e mëngjesit anija u përmbyt pranë Baghpat.

Kumar shtoi se të paktën dhjetë persona arritën të notojnë deri në bregun e lumit dhe se kanë arritur të nxjerrë 19 trupa. Në vijim është operacioni i shpëtimit të 31 personave të zhdukur.

Zyrtari Hakim Bhawani Singh tha se anija kishte kapacitet prej 35 pasagjerësh dhe mendohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të faktit se në anije kishte më shumë pasagjerë se sa lejohej.

Në Indi shpesh ndodhin përmbytje të anijeve për shkak të numrit të tepërt të pasagjerëve. Në një aksident i cili ndodhi në janar në shtetin Bihar, jetën humbën 21 persona.

Share Button