Aksident ajror në Australi, 3 të vdekur

Si pasojë e një aksidenti ajror të ndodhur në qytetin Renmark në rajonin e Australisë Jugore, 3 persona kanë humbur jetën, njëri prej të cilëve ishte piloti, raporton Anadolu Agency (AA).

Ngjarja është bërë publike nga policia e këtij rajoni përmes një deklarate me shkrim në uebin zyrtar. Në këtë deklaratë thuhet se avioni ka rënë rreth orës 16:00, sipas orës lokale.

Avioni i tipit Cessna me 3 persona në bord, njëri prej të cilëve ishte pilot ka rënë rreth gjysmë ore pas ngritjes, thuhet në deklaratën e policisë, ndërsa theksohet se ende nuk dihet shkaku i rënies.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se avioni ka rënë rreth 4 kilometra në largësi të aeroportit të Renmark-ut dhe se personat që ishin në bord kanë humbur jetën të gjithë.

Ndërsa thuhet se rreth 1.5 orë pas rënies, ekipet e kërkim-shpëtimit kanë arritur të shkojnë në vendngjarje dhe se ende nuk ka informacion për identitetet e personave që ndodheshin në avionin i cili përdorej për trajnime.

Policia ka nisur një hetim në lidhje me ngjarjen në fjalë.

Share Button